Aktualitet

Tjetërsuan pronat! SPAK konfiskon 55 mln euro pasuri, mes tyre vëllai i ish-deputetit Ndoka

15 Prill 2022, 12:52 Nga DOSJA
Tjetërsuan pronat! SPAK konfiskon 55 mln euro pasuri, mes tyre vëllai

TIRANË– Gjykata Apelit të Posaçëm ka vendosur për të konfiskuar pasurinë ndaj Xhevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish deputetit socialist Arben Ndoka. Vendimi është dhënë edhe për të dënuarit e çështjes së tjetërsimi i pronave në Lezhë. 11 të akuzuar kanë qenë përpara gjykatës për këtë dosje mes të cilëve Gjevi Ndoka, Bledi Ndokaj, Luigj Paloka, Paulin Simoni, Zef Lazri, Genc Zeneli, Marjeta Perskura, Mimoza Ndoka, Kol Lleshi, Vlash Gazuli, Emanuel Gjura.

NJOFTIMI:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 5/37 regjistri themeltar, datë 23.09.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Gj.N., M.N., E.Gj., Z.L., B.N., L.P., P.S., V.G., G.Z., K.Ll., M.P.,ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 1–Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Gj.N. me këtë ndryshim:

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gj.N. me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 i Kodit të Procedurës Penale, dënimin e të pandehurit Gj.N. përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2– Ndryshimin e vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurën M.N., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
b) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
c) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
d) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
dh) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 shkronja “a” të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës M.N. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit e të pandehurës M.N. përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.Gj. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
4- Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurin Z.L., si më poshtë :

a) Deklarimin fajtor të të pandehurit L. për kryerjen e veprës penale “ Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
b) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje dhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
c) Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Z.L. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

5- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N. për sa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N., si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarim fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.N., me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale, dënimin e të pandehurit N. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
6- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin L.P. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit L.P. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.P. me 5 (pesë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin P.S. me këto ndryshime:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit P.S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit P.S. me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin V.G. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit V.G. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit V.G. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

9- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin G.Z. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit G.Z. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

 

10- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin K.Ll. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ll., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit K.Ll. me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit K.Ll. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje për sa ka disponuar për të pandehurën M.P. me këto ndryshime :

Deklarimin fajtore të të pandehurës P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurësM.P. me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurës M.P. me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë, 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të gjitha pjesët e tjera të tij.

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka e dhjetë persona të tjerë. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per tjetersim pronash mimoza ndoka spak xhevi ndoka akuzat per tjetersim pronash mimoza ndoka spak xhevi ndoka

Sondazh

Poll