Aktualitet

Djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit, zbulohet AUTORJA, policia: Dyshohet se…

15 Prill 2022, 12:42 Nga DOSJA
Djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit, zbulohet AUTORJA,

TIRANË– Është zbardhur djegia e mjetit të kryeplakur të Vermoshit, Prek Vata. Policia informon se autorja është gruaja me inicialet L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe. Policia raporton se ka dyshime se autorja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për motive të dobëta 60-vjecarja ka djegur automjetin tip Toyota, të cilin Vata e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh. 

NJOFTIMI:

Zbardhet dhe dokumentohet djegia e automjetit në pronësi të shtetasit P. V., ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas një pune hetimore disaditore, kanë zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 10.04.2022, në fshatin Vermosh, ku u dogj automjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit P. V. Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasja L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shtetasja L. Sh. dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur shtetasit P. V., automjetin tip Toyota, të cilin e ky shtetas e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e prek vata prek vata digjet makina e prek vata prek vata

Sondazh

Poll