Aktualitet

Tentoi që të përdhunonte 27-vjeçaren, burgoset me 5 vite shqiptari në Angli

11 Dhjetor 2020, 14:39 Nga DOSJA
Tentoi që të përdhunonte 27-vjeçaren, burgoset me 5 vite

ANGLI-Një shqiptar në Angli është dënuar me 5 vite dhe 7 muaj burg për shkak se ka tentuar që të përdhunonte një 27-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cila kanë thënë se L.G 27 vjeç është dënuar nga gjtykata “Snaresbrook Crown Court”. Në seancën e gjyqit që u bë ai e pranoi akuzën e përdhunimit.

Pas mbarimit të dënimit, 27-vjeçari shqiptar do të dëbohet në Shqipëri. Ngjarja në fjalë ka nd0dhur në 30 prill të këtij viti, ku rreth orën 23:40, ai ndoqi një vajzë të re në qendër tregtare. Ai më parë i kishte ofruar para për të shkuar më atë por e reja kishte refuzuar dhe kishte kërkuar ndihmë te një roje sigurie.

Pasi u nda nga roja i sigurimit 27-vjeçarja e iku në shtëpi e vetme. Në ato momente Gaxha e ndoqi nga pas të renë dhe tentoi ta përdhunojë atë. Por për fat e reja arriti që të telefononte oficerët e policisë. Më vonë 27-vjeçari shqiptar u arrestua falë kamerave të sigurisë së bizneseve në ngjarje.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunim perdhunim

Sondazh

Poll