Aktualitet

3 orë në SPAK, Lefter Koka: Toka s’u trajtua si truall, kam zbatuar procedurat

15 Prill 2022, 11:50 Nga DOSJA
3 orë në SPAK, Lefter Koka: Toka s’u trajtua si truall, kam

TIRANË– Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ka deklaruar në prokurorinë e posaçme për më shumë së dy orë, lidhur me hetimet që po zhvilohen për Inceneratorin e Fierit. Koka ka treguar se ka rrespektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit. Ai ka treguar se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është pargatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.

“Kam zbatuar procedurat e ngritura nga komisioni. Ligji ynë për koncesionet se parashikon që të botohet në fletoren e prokurimeve europiane. Tokën e shpronësuar për Inceneratorin e Fierit nuk e kemi trajtuar kurrë si ’tokë truall’ por si ‘tokë are në shpronësim’. Nuk kam asnjë lidhje me pronarët e tokës. Tre shoqëritë e inceneratorit të Fierit që përflitet se kam marrë lekë nuk i njoh, gjejini ju se të kujt janë shoqëritë që kanë marrë lekët”, tha Koka.

Për lidhjen me kompanitë e faturave, Koka tha: “Nuk i njoh, nuk kam asnjë lidhje dhe për vlerat që pretendohet që kam shkuar tek Sucra Alba, është kompani e vëllait i cili ndërroi jetë para pak kohësh, nuk kam lidhje. Ka 12 vjet që s’kam asnjë lidhje me këtë kompani.

Unë po rri në burg në kundërshtim me ligjin, nuk jam i rrezikshëm dhe nëse do isha në arrest shtëpie, do bëja një mbrojtje efektive. Jam i gatshëm të deklaroj sa herë të më thërrisni.”

Koka mbërriti në ambientet e SPAK, në orën 10 të mëngjesit, dhe ka dhënë sqarime përballë prokurorit Dritan Prençi, në prani të avokatëve të tij mbrojtës.

LAJMI KRYESOR: Afera e inceneratorëve! Pas Ballkos, edhe Lefter Koka dëshmon para prokurorëve të SPAK

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka ne spak lefter koka lefter koka ne spak

Sondazh

Poll