Sport

Frankfurt pushton Barcelonën, numri i tifozëve nga Gjermania është marramendës (video)

14 Prill 2022, 18:20 Nga DOSJA
Frankfurt pushton Barcelonën, numri i tifozëve nga Gjermania

SPANJË- Barcelona dhe Eintracht Frankfurt do të takohen në Camp Nou për aktin e dytë të çerekfinaleve të Europa league, në një përballje tepër interesante kjo edhe nga rezultati i ndeshjes së parë. Skuadra gjermane barazoi 1-1 në shtëpi një javë më parë me skuadrën e Xavit dhe beson se mund të bëjë një nga surprizat më të mëdha të edicionit, pikërisht në Katalonjë.

30 mijë gjermanë kanë udhëtuar drejt qytetit spanjoll  për t’i dhënë një shtysë të madhe ekipit për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së klubit në vitet e fundit. Sipas mediave spanjolle, 30 mijë tifozët kanë shkuar në Barcelonë me shpresën për të gjetur një biletë për ndeshjen.

UEFA ka vënë në dispozicion vetëm 5 mijë bileta për ekipin mik.  Në rrjetet sociale po qarkullon një video të 30 mijë tifozëve që po marshojnë drejt Camp Nou të gjithë të veshur me të bardha.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona frankfurt barcelona frankfurt

Sondazh

Poll