Sport

Thika dhe ofendime të rënda, tifozët e Bayern kërcënojnë familjarët e drejtorit sportiv

14 Prill 2022, 18:06 Nga DOSJA

GJERMANI- 19-vjeçari Nick Salihamidzic, djali i drejtorit sportiv të Bayern Munich, Hasan, ka zbuluar disa mesazhe në Instagram. Në postimin e tij, lojtari i skuadrës së të rinjve ka treguar furinë e disa tifozëve pas eleminimit nga Villareal në Champions League.

“Ti je i lezetshëm, por babai juaj dështoi në detyrën e tij dhe duhet të largohet nga Bayern,” ishte një nga mesazhet më të buta, me disa të tjerë që e quanin familjen Salihamidzic “qen”.

“F**k ju,” lexuan të tjerë, ndërsa disa kërkuan që Julian Nagelsmann të shkarkohej.”Të lutem thuaj babait tënd të largohet nga ky klub dhe të shkojë t’i kërkojë falje Hansi Flick”, ndërsa një tjetër shkurante: “thuaji babait tënd që ta shkarkojë Naglismanin menjëherë ose unë do të të…. nënën tënde.

Ndërkohë, sot bashkëshortja e ti, Ester Kopado, ka treguar një kërcënim me vdekje që i ka mbërritur në adresën e saj. “Nëse ai nuk largohet nga Bayern, ne do të përdorim thikën ndaj teje dhe djalit të tij. Shihemi së shpejti”, ishte mesazhi që shoqërohej me foton e një thike. “Kërcënime për vdekje? Seriozisht?”, shkruante Ester si shoqërim të këtij postimi, teksa hodhi pastaj edhe mesazhe të tjera që kishin tema të njëjta dhe mesazhe urrejtje.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich salihamidzic bayern munich salihamidzic

Sondazh

Poll