Sport

‘Jam shëruar’/ Van Gaal njofton lajmin e mirë, ardhja e Koeman te Holanda në pikëpyetje

14 Prill 2022, 16:17 Nga DOSJA
‘Jam shëruar’/ Van Gaal njofton lajmin e mirë, ardhja e

HOLANDË– Pas dy vitesh betejë dhe gjashtë muajsh, shumë të gjatë, pritjeje, Louis Van Gaal buzëqesh sërish: “Trajtimi që bëra funksionoi, më në fund jam shëruar”, tha trajneri i Holandës, i cili prej disa kohësh po përpiqej të mposhte kancerin e prostatës.

“Sapo mbarova ciklin e trajtimeve, mu desh të prisja gjashtë muaj për të parë nëse funksionoi. Tani, zyrtarisht mund të them që shkoi mirë”, tha tekniku 70-vjeçar për agjencinë holandeze të lajmeve ANP.

Trajneri i Holandës, i rikthyer në stolin e ‘tulipanëve’ pas eksperiencës së tij në periudhën dyvjeçare 2012-2014 dhe që do të udhëheqë në Kupën e Botës në Katar (duke filluar nga viti 2023 Ronald Koeman do ta zërë vendin e tij), kishte thënë në të kaluarën se i ishte nënshtruar 25 seancave radioterapie: “Nuk e kam ndaluar kurrë punën – shpjegoi ai – shkoja në spital natën edhe kur isha në grumbullim me ekipin. Megjithatë, nuk doja që lojtarët e mi ta dinin. se isha i sëmurë: situata ime mund të kishte ndikuar tek ata”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport holanda van gaal holanda van gaal

Sondazh

Poll