Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në argjendarinë në ish-bllok, 5 të plagosur, zona e mbuluar nga tymi (VD)

15 Korrik 2019, 11:28 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në argjendarinë në ish-bllok, 5

Tiranë-Mesditën e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në rrugën ‘Vaso Pasha’ ka ndodhur një shpërthim në argjendari. Dyshohet që të ketë shpërthyer një bombol gazi në punishten e argjendarisë. Nga flakët është përfshirë edhe një biznes, pasi ndodhet pranë argjendarisë kur ndodhi shpërthimi.

Mësohet se janë plagosur 5 persona dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Të plagosurit janë burrë dhe grua, Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë, një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç dhe një tjetër kalimtar, me inicialet A.R 24 vjeç.Gjithë zona është mbuluar nga flakët dhe tymi. Ende nuk dihen shumë detaje për ngjarjen.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.  I pranishëm aty është është edhe Rebani Jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës.

Për të shmangur rrezikun e mundshëm nga ndonjë shpërthim tjetër, Policia e Shtetit ka evakuuar të pranishmit, jo vetëm kalimtarë, duke zgjeruar kështu perimetrin e sigurisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 te plagosur ne ish-bllok shpërthen bombola në ish-bllok shpërthim i fuqishëm në ish-bllok 5 te plagosur ne ish-bllok shpërthen bombola në ish-bllok shpërthim i fuqishëm në ish-bllok

Sondazh

Poll