Aktualitet

Vijon revolta e punonjësve të Alba Call, krijojnë sindikatën por Gjykata s’ua njeh: Po na zvarrisin, ja kalvari i peripeci

15 Korrik 2019, 09:23 Nga DOSJA
Vijon revolta e punonjësve të Alba Call, krijojnë sindikatën

TIRANË– Punonjësit e Call Centerit kanë organizuar ditën e sotme një protestë kundër gjyqtares Marinela Osmani. Me pankarta në duar, ata kërkojnë që t’u njihet sindikata e sapo krijuar “Solidariteti” në mënyrë që të avancojnë me procedurat e tyre kundrejt kompanisë “Alba Call” që vetëm para 40 ditëve u uli pagat të gjithë punonjësve.

Në një prononcim për Dosja.al një nga punonjësit e “Alba Call” ka treguar hapat që kanë ndjekur për krijimin e sindikatës “Solidariteti”, sindikatë e cila ka gjetur mbështetje edhe në sindikatën ndërkombëtare “Global Uni”.

Punonjësi i Call Centerit tregon se ndërmorën nismën për krijimin e një sindikate, e cila ka krytar Tonin Preçin, pasi përndryshe nuk mudn të futeshin në grevë urie. Ai tregon se gjyqtarja Osmani nuk ua ka njohur dokumentet e dërguara dhe se për këtë arsye kanë dalë të protestojnë kundër saj, përballë Gjykatës Civile.

Ne vendosëm të krijonin një sindikatë më emrin “Solidariteti” në mënyrë që të avanxonim kundërshtimin e uljes së pagave nga kompania “Alba Call”. Mblodhëm dokumenetat e nevosjhme dhe më datë 17 shkurt të këtij viti i dërguam në gjykatë. Ndërkohë që prisnim përgjigje, na thanë se kishim mungesë dokumentacioni. Plotësuam edhe dokumentet që mungonin dhe më pas i dërguam sërish.

Këtë radhë gjyqtarja Marinela Osmani na tha se përgjigjia e parë kishte qenë negative dhe jo për plotësim të dokumentave. U mblodhëm sërish dhe vendosëm të riaplikonim për njohjen e sindikatës, pasi procedurat e ankimimit zgjasin më shumë. ka që në datën 11 qershor që kemi aplikuar dhe s’kemi marrë ende një përgjigje.

Sindikata jonë është kriijuar për mbrojtjen e të drjetave të punonjësve të Call Centerit. Ne kemi edhe mbështetjen e sindikatës ndërkombëtare “Global Uni”.

Përsa i përket çështjes në komapni gjithçka është njsoj. Inspektoriati i Punës n aka dërguar diçka me postë dhe ende s’na ka mbërritur asgjë. S’e kemi idenë se çfarë na është dërguar.

Paraprakisht na është thënë se Inspektoriati e ka dërguar çështjen në instance më të larta, si ministria.

Deri më tani s’kemi asnjë rezultat konkret,”– tha ai.

Sektori i Call Center në Shqipëri është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Të dhënat e INSTAT për vitin 2017 janë se deri në këtë periudhë mbi 25 mijë shqiptarë punojnë në Call Center

Për të lexuar se si ka nisur protesta e punonjësve të Call Centre, reagimin e kompanisë dhe takimin me Inspektoriatin e Punës (LEXO KËTU)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alba call ul rrogat greva e alab call marinela osmani punonjesit e call centerit ne proteste alba call ul rrogat greva e alab call marinela osmani punonjesit e call centerit ne proteste

Sondazh

Poll