Aktualitet

Avokatët bojkotojnë seancën, shtyhet sërish gjyqi ndaj grupit “Shullazi”

15 Korrik 2019, 10:05 Nga DOSJA
Avokatët bojkotojnë seancën, shtyhet sërish gjyqi ndaj

TIRANË– Është shtyrë për herë të pestë seanca gjyqësore ndaj grupit ‘Shullazi”. Këtë radhë senaca u shty pasi avokatët e palës mbrojtëse të zgjedhur nga Gjyakat apo t pandehurit nuk ishin prezentë.

Trupi gjykues përbëhet nga Albana Boksi si kryetare, Etleva Demo dhe Arben Vrioni si anëtarë. Seancën e mëparshme i pandehuri Gilmando Dani është shprehur se ka konflikt interesi me gjyqtarin Vrioni pasi ai ka gjykuar çështjen “Vollga”.

Edhe këtë seancë ka pasur debat mes Danit dhe Gjyqtarit.

I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë,”- mësohet të ketë thënë i pandehuri.

Seanca e radhës ndaj grupit “Shullazi” do të zhvillohet me datën 26 korrik, në orën 12.00.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi arben vrioni gilmando dani grupi shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit albana boksi arben vrioni gilmando dani grupi shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit

Sondazh

Poll