Aktualitet

Vrau shokun e tij për 30 mijë euro, Gjykata e Shkodrës lë në burg Artan Koçekun

15 Korrik 2019, 10:53 Nga DOSJA
Vrau shokun e tij për 30 mijë euro, Gjykata e Shkodrës lë

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Artan Koçekun, i cili u arrestua vetëm para pak ditësh për vrasjen e Angjelin Shkambit. Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtarja Izabela Radovani.

Koçeku u vu në pranga disa ditë më parë në Shkodër. 29-vjeçar ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh pasi akuzohej për vrasjen e Angjelin Shkambit, mikut të tij më 17 dhjetor të 2017.

Angjelin Shkambi është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, pranë një dyqani lulesh teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Dyshohet se Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh.  Disa ditë para vrasjes Koçeku kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Peqinit, dhe vetëm një ditë para se të kthehej në ambientet e burgut, vrau shokun e tij Shkambin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angjelin shkambi artan koçeku gjykata e shkodres gjykata jep masen per kocekun angjelin shkambi artan koçeku gjykata e shkodres gjykata jep masen per kocekun

Sondazh

Poll