Aktualitet

Qytetarët nuk fikin makinat, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës (Video)

15 Korrik 2019, 10:37 Nga DOSJA
Qytetarët nuk fikin makinat, dështon protesta kundër rritjes

SHQIPËRI– Asnjë qytet nuk ka protestuar ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të naftës pavarësisht thirrjes që bëri Partia Demokratike pas miratimit të projektligjit të fundit.

Dosja.al mëson se në qytetet si Gjirokastra, Shkodra, Korça, Lushnja dhe shumë të tjera vijon normalisht qarkullimi i automjeteve duke mos e kundërshtuar kështu rritjen e çmimit të karburantit.

Protesta për rritjen e çmimit të naftës pritej të zhvillohej ditën e sotme në orën 12:00. Me anë të statuseve të rrjeteve sociale dhe me anë të deklaratave për shtyp, Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të revoltohen kundër rritjes së çmimit të karburanteve duke fikur makinat.

Mesa duket qytetarëve nuk u bën përshtypje rritje e çmimit të naftës, pasi nuk i janë përgjigjur kësaj thirrjeje.

Pamje nga Shkodra:

Pamje nga Gjirokastra:

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder rritjes se cmimit te naftes rritet cmimi i naftes protesta kunder rritjes se cmimit te naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll