Aktualitet

Pas shkarkimit të Enton Duros, emërohet drejtoresha e re e Tatimeve (EMRI)

15 Korrik 2019, 09:50 Nga DOSJA
Pas shkarkimit të Enton Duros, emërohet drejtoresha e re e Tatimeve

Tiranë- Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave liroi nga detyra kreun e Tatimeve, Enton Duron, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës.  Vendimi i shkarkimit mban firmën e kryeministrit Edi Rama, i shkaroi Duron pa mbushur 4 muaj. Duro u emërua në krye të Tatimeve më 27 mars 2019 dhe zëvendësoi në këtë post ish-drejtoreshën, Vasilika Vjero.

Por kush është vendosur në vend të tij?

Në vend të tij Duros  është vendosur Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e INSTAT.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delina ibrahimaj në krye të tatimeve shkarkohen enton duro delina ibrahimaj në krye të tatimeve shkarkohen enton duro

Sondazh

Poll