Aktualitet

Arrestohet grabitësi i farmacive në Vlorë, kërcënonte punonjëset me armë zjarri

15 Korrik 2019, 08:40 Nga DOSJA
Arrestohet grabitësi i farmacive në Vlorë, kërcënonte

VLORË– Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Bëhet fjalë për një të ri me inicialet I.P., i cili akuzohet se ka vjedhur disa farmaci në këtë qytet nën kërcënimin e armës.

Në njërën prej tyre 27-vjeçari ka arritur të grabisë shumën prej 10 mijë lekësh të rinj.

Njoftimi i policisë Vlorë

Vjedh me dhunë disa para në një farmaci, kapet nga policia shtetasi i shpallur në kërkim:

Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjeçari ne vlore grabites farmacish vlore arrestohet 27-vjeçari ne vlore grabites farmacish vlore

Sondazh

Poll