Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e 7 të arrestuarve për lirim nga burgu

15 Korrik 2019, 09:13 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda rrëzojnë

Tiranë- Autorët e grabitjes së Rinasit kërkuan sot ndryshimin e masës së sigurisë. Në seancën e sotme te Krimet e Rënda të pandehurit kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në një masë më të lehtë sigurie. Po kështu të arrestuarit kërkuan edhe ballafaqim me të pandehurin e kësaj çështje.  Por këto kërkesa janë rrëzuar nga gjykata.

7 të arrestuarit Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci.

Ndërsa në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas të arrestuarit kërkojnë lirimin nga burgu grabitja ne rinas të arrestuarit kërkojnë lirimin nga burgu

Sondazh

Poll