Politike

Ndocaj sulmon Ndreun, kërkon sërish hapjen e kutive: Hajdut “trim” prej Shkoze, ke vjedhur votat

15 Korrik 2019, 11:21 Nga DOSJA
Ndocaj sulmon Ndreun, kërkon sërish hapjen e kutive: Hajdut

Tiranë- Eduard Ndocaj ka kërkuar sërish që të hapen kutitë  Qendrën e Votimit nr.763 në fshatin Ungrej të Lezhës pasi në to është shkelur ligji.

“Kërkoj të hapet kjo zonë pasi është shkelur ligji flagrant nga banditët komisionerë të kësaj zone, dhe si kjo zonë janë mbi 10 të tjera që po na vijnë informacionet nga qytetarët e ndershëm që u neveritet Pjerin Ndreu!”, shprehet Ndocaj.

Reagimi i plotë:

Mirmëngjesi çdo lezhiani kudo që ndodhet!
Desha të pyes hajdutin “trim” prej Shkoze të Pukës, a do ishte gati të verifikonte Qendrën e Votimit nr.763 në fshatin Ungrej, ku qytetari M. K ka votuar për 4 familjarët e tij që jetojnë në Greqi, konkretisht për: z, K.K dhe z. E.K dhe M. K bashkë me bashkortet? Kërkoj të hapet kjo zonë pasi është shkelur ligji flagrant nga banditët komisionerë të kësaj zone, dhe si kjo zonë janë mbi 10 të tjera që po na vijnë informazionet nga qytetarët e ndershëm që u neveritet Pjerin Ndreu!
Kërkoj edhe prefektit Gjok Jaku, ti dalë zot Lezhës, duke demaskuar këtë hajdut lopësh e injorant, po ashtu edhe ish prefektit Eduart Ndreca, të jetë pjesë e kësaj nisme për ti dalë zot Lezhës, pasi i bënë një nder Kashnjetit nga vjen dhe gjithe lezhianëve!
Ftoj çdo socialist të ndershëm, sot, është koha të dergojmë në burg horrat e të nxjerrim në dritë vlerat që Lezhës s’i mungojnë, duke larguar atë monstër që as ju, as një socialist se do atë kriminel të certifikuar si i tillë nga gazeta BILD në Berlin, ku e etiketon si mafia e rilindjes dhe kërcënues i jetesës dhe të ardhmes lezhiane!

Pas ditë më parë në KQZ sot u numëruar 11 kuti votimi të qarkut të Lezhës pas akimimit të Eduard Ndocajt. Vetëm 3 vota rezultuan të ngatërruara në radhitje në procesverbal mes Eduard Ndocajt dhe Salvador Kacajt. Asnjë votë gabim në kutinë për Pjerin Ndreun. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ‘lufta’ e ndocajt me kqz-në kërkesa e eduard ndocaj ndocaj kërkon hapjen e kutive ‘lufta’ e ndocajt me kqz-në kërkesa e eduard ndocaj ndocaj kërkon hapjen e kutive

Sondazh

Poll