Politike

KQZ i rrëzon akimimet, Bindja Demokratike: Të hapen të gjitha kutitë, duhet të bëhen hetime

15 Korrik 2019, 11:07 Nga DOSJA
KQZ i rrëzon akimimet, Bindja Demokratike: Të hapen të gjitha

Tiranë-  KQZ në mbledhjen e sotme vendosi që të rrëzojë  dy kërkesat e fundit të Bindjes Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe Shkodrës.

Ky vendim i KQZ-së nuk u pranua nga Bindja Demokratike. Fabian Topollaj në seancën e sotme të KQZ kërkoi hapjen e kutive të materialeve të votimit nga vetë ky institucion  dhe thekoi se duhet të bëhen hetime të imtësishme.

“Të hapen kutitë në një zonë të vetme, pasi vetëm disa përdoren si argument, por nuk mund të dëshmojnë vërtetësinë. Aq më tepër që ato nuk përbëjnë interes. Ne kemi kërkuar hetim të gjerë administrativ, nuk kemi kërkuar që listat e votuesve ti marrim në shtëpi, por hajde ti hapim dhe të shikojmë nëse përputhen ata që kanë votuar me votuesit faktikë. KQZ-ja bëjë vetë hetimin. Fillimisht të hapen kutitë e materialeve zgjedhore dhe më pas hetim duke hapur kutitë në të gjithë zonën zgjedhore për të shpallur pavlefshmërinë në tiranë dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve” deklaroi Topollaj.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz rrëzon akimimet e bindja demokratike mbledhja e kqz zgjedhjet e 30 qershorit kqz rrëzon akimimet e bindja demokratike mbledhja e kqz zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll