Politike

Më 22 korrik Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: S’ka ndryshime në qeveri, ende nuk kemi një emër për President

15 Korrik 2019, 08:21 Nga DOSJA
Më 22 korrik Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: S’ka

Tiranë- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi kryesinë e PS-së  në selinë rozë ku u analizuan zgjedhjet e 30 qershorit. Njëkohësisht u vendos që Asambleja Kombëtare e PS-së të zhvillohet më 22 korrik.

Kryeministri në fjalën e tij pas mbledhjes së kryesisë theksoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se të të gjitha zërat janë një fantazi nga temperaturat e larta.  Ai theksoi see ende nuk ka një emër të ri për President. Ndërsa planet për eleminimin e opozitës tha se nuk ekzistojnë pasi sipas tij opozita po eleminon veten.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 22 korrik asambleja e ps-së edi rama mbledh kryesinë kriza politike zgjedhjet 30-qershorit 22 korrik asambleja e ps-së edi rama mbledh kryesinë kriza politike zgjedhjet 30-qershorit

Sondazh

Poll