Politike

Kush do ta zëvendësojë Metën? Rama tregon nëse ka një emër të ri për President (Video)

15 Korrik 2019, 09:48 Nga DOSJA
Kush do ta zëvendësojë Metën? Rama tregon nëse ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbajti një prononcim për mediat pas mbledhjes që u zhvillua në kryesinë e Partisë Socialiste. Rama tregoi se në mbledhje u diskutua për Asambleja Kombëtare që pritet të mbildhet më 22 korrik.

Ndër të tjera kryeminstri foli edhe për lëvizjet në qeveri dhe theksoi se nëse janë bërë ‘detyrat’ nuk ka pse të ketë lëvizje në kabinetin qeveritar.

I pyetur për një emrër të ri për postin e Presidentit pasi vijojnë procedurat e shkarkimit të Presidentiti Ilir Meta, Rama tha se nuk ka ende një emër të ri.

“Nuk ka ende një emër të ri për President. Jemi të fokusuar në procedurat e shkarkimit të Metës. Emri i ri i Presidentit nuk është në rendin e ditës,”– tha kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne kryesi ps shkarkon metën shkarkimi i presidentit ilir meta edi rama ne kryesi ps shkarkon metën shkarkimi i presidentit ilir meta

Sondazh

Poll