Politike

Mediat pranë qeverisë shtojnë zërat: Rama do të rikthehet me qeveri të re, kush janë të rrezikuarit?

14 Korrik 2019, 20:34 Nga DOSJA
Mediat pranë qeverisë shtojnë zërat: Rama do të

TIRANËDosja.al publikoi një ditë më parë një shkrim ku sipas burimeve konfidenciale, u mësua se tre ministra të Ramës do të largohen nga qeveria. Kjo do të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Partisë Socialiste në fund të korrikut.

Në këtë mbledhje, Dosja.al mësoi se të gjithë ministrat do të gjenden përballë vlerësimit të punës dhe si rezultat një pjesë e tyre do të zëvendësohen. Të paktën 3 ministra.

Mirëpo ditën e sotme, portalet pranë kryeministrit Edi Rama kanë hedhur të njëjtën ide. “Real Story” shkruan se mesazhi që ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të mbajtur pas përfundimit të procesit zgjedhor nënkupton një qeveri të re.

“Gjatë tërë muajit korrik, ne do të zhvillojmë një debat të brendshëm, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, qoftë në bashkitë e drejtuara deri dje nga ne, qoftë në të tjerat që do të drejtojmë nga nesër dhe, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme, në funksion të sfidës së vështirësuar tejmase,”– u shpreh numri një i qeverisë.

Media pranë Ramës shkruan më tej se kryeministri ndryshon qeverinë sa herë që shkon të pushojë në Vilën Qeveritare në Vlorë, duke renditur kështu rastet me të cilat është kthyer me emrat e rinj të qeverisë.

Në 10 shtator 2017, kryeministri prezantoi kabinetin “Rama 2”, ndërsa një vit më pas, pas pushimeve të verës, shefi i qeverisë mblodhi ministrat në Vlorë, po në fillim të muajit shtator. Anëtarët e kabinetit dhanë llogari përpara Kryeministrit për performancën e tyre për dikasteret që drejtonin, ndërsa po aty, u lajmërua dhe ndryshim i qeverisë. Ndryshimet e ndodhën në dhjetor, Rama zëvendësoi disa anëtar të kabinetit, ndërsa disa ministra që mbetën i lajmëroi “se do të ishin në provë deri në korrik të vitit 2019”.

A është ky momenti? A po planifikon Kryeministri qeverinë “Rama 4?”. A është ky një moment që duhet të lërë pa gjumë disa ministra të Qeverisë? A do të ndikojë rezultati i 30 qershorit (ku PS nuk mori votat që priste në disa bashki dhe qarqe), te disa drejtues politikë të PS në këto zona? Kjo ende s`mund të thuhet, por zakoni e do që të besosh se kjo heshtje e Edi Ramës, nuk është e rastësishme,”- shkruhet në shkrimin e Real Story.

Heshtja e kryeminsitrit Edi Rama mesa duket do t’i lërë pa gjumë ministrat e kabinetit qeveritar pasi shumë shpejt shumë prej tyre do të zëvendësohen.

Ajo që na mbetet është të presim për të pqarë se si do ta vlerësojë kryeministri Edi Rama procesin e analizës që po zhvillohet nga drejtuesit e qarqeve (që vetë Rama nuk është angazhuar) në mbledhjen e strikturave të PS-së në fund të korrikut ose në shtator.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja e ps kryeminsitri edi rama qeveria e re e rames asambleja e ps kryeminsitri edi rama qeveria e re e rames

Sondazh

Poll