Politike

Rama takim me drejtuesit e Tatimeve, i ashpër ndaj bizneseve:15 mijë kasa nuk raportojnë, është rikthyer korrupsioni (Video

15 Korrik 2019, 11:09 Nga DOSJA
Rama takim me drejtuesit e Tatimeve, i ashpër ndaj bizneseve:15 mijë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e Tatimeve. Gjatë fjalës që mbajti, Rama ashpërsoi tonet ndaj bizneseve dhe u shpreh se do të ketë masa ndëshkuese për ‘pikat e kuqe’ të rrjetit.

Kryeministri theksoi se shumë shpejt do të vihet në zbatim fatira elektronike që do të mundësojë monitorimin e bizneseve në kohë reale nga sistemi dixhital.

Kreu i qeverisë vuri në dukje më pas se janë rreth 15 mijë kasa të cilat nuk raportojnë në kohë reale xhirot e vazhdueshme, duke i quajtur këto si rikthim të fuqishëm të korrupsionit.

“Sot kemi rreth 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Si mundet të pranohet kjo situatë? Kush mban përgjegjësi në lidhje me këtë? Kush i monitoron këto pika të kuqe alarmi që pavarësisht kohës që kalon, vijojnë të mbeten të kuqe.

Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten? Është rikthyer fuqishëm korrupsioni i dikurshëm, i mos deklarimit të ardhurave,”– tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama i ashper me bizneset rama takim me tatimoret edi rama rama i ashper me bizneset rama takim me tatimoret

Sondazh

Poll