Politike

Rama shuan zërat: S’ka ndryshime në qeveri, janë fantazi nga temperaturat e larta

15 Korrik 2019, 09:26 Nga DOSJA
Rama shuan zërat: S’ka ndryshime në qeveri, janë fantazi

Tiranë- Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndryshime në qeveri. Ai theksoi se të gjithë informacionet që kanë qarkulluar janë fantazi nga temperaturat e larta.

“Unë nuk kisha ndërmend të flisja. Por meqë ishit sot në diell thashë të flas. Sot kemi bërë një pasqyrim për 30 qershorin. Kemi parë me kujdes çdo qark dhe çdo parti. Kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Folëm për ç’ka është bërë dhe çfarë do të bëhet më pas. Kemi hapur një diskutim për parë se çfarë mund të bëjmë, në funksion të harmonizimit të linjës tonë politike dhe më mirë-funksionimin e bashkive.Kemi një qëndrim të qartë që në çdo bashki që deri dje është qeverisur nga djathta për të të ndërtuar një proces solid në raport më administratën, për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej pushtesish, por për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashkë. Unë do të prekim asnjë gruas asnjë vajzë në radhë të parë që figuron në administratën maksimale. Pse të këto ndryshime në qeveri? Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që vijnë edhe nga temperaturat e larta. Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime por kam thënë që nëse detyrat janë bërë nuk do të ketë ndryshime ”, u shpreh Rama.

Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së, ku u bë një analizë për zgjedhjet e 30 qershorit. Më 22 korrik do të zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS-së. Ai theksoi se nuk ka ende një emër të ri për President. Ndërsa planet për eleminimin e opozitës tha se nuk ekzistojnë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh kryesinë edi rama rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll