Sport

Eleminimi, presidenti i Atleticos i përgjigjet Guardiolës; Tregove fytyrën prehistorike

14 Prill 2022, 12:57 Nga DOSJA
Eleminimi, presidenti i Atleticos i përgjigjet Guardiolës; Tregove

SPANJË– Guardiolismo kundër Cholismo, tiki-taka kundër lojës vertikale, lojë ndaj lojës mbrojtëse. Atletico Madrid-Manchester City nuk ishte thjesht një sfidë mes dy skuadrave, por edhe dy filozofi në krahasim. Pas ndeshjes së parë në stadiumin Etihad, ku ‘qytetarët’ fituan në ndeshjen e parë falë golit të De Bruyne, kritikat ranë mbi trajnerin spanjollëve për lojën që zhvilloi.

Pas eliminimit, Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid, komentoi për ‘Radio Marca’: “Ishte një ndeshje që me pak fat do të na kishte çuar në gjysmëfinale. Nuk patëm fat të mjaftueshëm për të shënuar gola dhe kapur kohën shtesë”.

Presidenti donte t’i përgjigjej edhe Guardiolës, i cili në ndeshjen e parë kishte kritikuar lojën e Atletico Madridit, duke komentuar: “Si në kohët parahistorike, si sot 100 mijë vite më parë, është shumë e vështirë të sulmosh kundër 5-5-0”. “Ne jemi skuadër që kemi shumë histori, ndaj askush nuk mund të na ofendojë, – u përgjigj Cerezo. – Në fund të dy ndeshjeve u dëshmua se të gjithë kanë parahistorinë e tyre.

Ne bëmë një lojë të mirë, duke sulmuar. Në kthim, Manchester City luajti gjithashtu si nga parahistoria, duke u mbrojtur. Guardiola vendosi një mur para portës së vet që të mos shënojmë. Të gjithë e panë, City ishte një skuadër tërësisht mbrojtëse. Në pjesën e dytë gjuajtën një herë në portë. Dje u tregua se secili ka parahistorinë e vet”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid enrique cerezo guardiola spanje atletico madrid enrique cerezo guardiola spanje

Sondazh

Poll