Sport

MotoGP/ Kampioni Quartararo: “E dimë shumë mirë që na mungon shpejtësia”

14 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
MotoGP/ Kampioni Quartararo: “E dimë shumë mirë që na

FRANCE “Është e vështirë të hysh në garë, duke e ditur se nuk do të luftosh për fitore dhe duke e ditur pse”. Kështu i përmbledh Fabio Quartararo javët e para të sezonit 2022.

Duke hipur në Yamahan e tij zyrtare, piloti francez i MotoGP-së ka shënuar vetëm një podium në katër gara (i 2-ti në Indonezi) dhe aktualisht është në vendin e pestë në kampionat, 17 pikë prapa lideri Enea Bastianini.

“Që në xhirot e para, e dija se për fat të keq se motori nuk do të na ndihmonte, – shpjegoi kampioni në fuqi i botës, për vendin e tij të shtatë në GP të Amerikës, gjatë një konference për shtyp në Paris. – Deri më tani, ne kemi qenë vetëm në pista me shumë linja të drejta, përveç në Indonezisë. Mezi pres të shoh në pista me shumë kthesa”.

“Ne e dimë shumë mirë se na mungon shpejtësia”,- shtoi Fabio, i cili i ka vendosur vetes për momentin objektivin për të bërë më të mirën e mundshme. “Shpresoj se mund të përparojmë sepse rivaliteti është i madh dhe nuk është e lehtë, me të vërtetë”,– tha ai.

Garat europiane me Grand Prix-in e ardhshëm në Portugali në më pak se dy javë (22-24 prill) do të jetë më e favorshme për të: ai fitoi vitin e kaluar në Algarve.

 “Portimao është një pistë ku ne ishim shumë të shpejtë vitin e kaluar. Fatkeqësisht, është pak si shumë xhiro: nëse fillojmë përpara, është mirë, por nëse jemi në grup, nuk mund të imponojmë stilin tonë të pilotimit dhe nuk mund të performojmë mirë. Jerezi (fundjavën e ardhshme) është gjithashtu një pistë, ku do të performojmë mirë. Edhe ai i Grand Prix të Francës”. 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fabio quartararo grand prix i belgjikës grand prix të italisë ish-piloti i motogp motogp në valencia fabio quartararo grand prix i belgjikës grand prix të italisë ish-piloti i motogp motogp në valencia

Sondazh

Poll