Sport

Mauricio Pochettinos i mbyll derën edhe ‘Old Trafford’ i Man.United

14 Prill 2022, 08:03 Nga DOSJA
Mauricio Pochettinos i mbyll derën edhe ‘Old Trafford’ i

ANGLI – Me përjashtim të një kthese të papritur, Mauricio Pochettinos i kanë mbetur vetëm disa javë si trajner i PSG-së. Lamtumira e parakohshme në Champions Leagu ka bërë të vetën dhe pavarësisht se emiri nuk donte të nxitonte në atë kohë, ai ka vendosur ta shkarkojë argjentinasin në fund të sezonit, pasi skuadra vulos kampionatin.

Pa shumë të ardhme në Paris, nuk duket se ai mund të ketë një të tillë as te United, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje me kolegun e tij të Ajaxit, Erik Ten Hag .

Holandezi do të ulet në stolin e ‘Old Trafford’ për tri sezonet e ardhshme. Në mungesë të një firme në kontratë, është ai që ka gjeneruar më shumë konsensus në një United që ndjek stabilitetin, që i ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve.

Edhe pse Sir Alex Ferguson foli mirë edhe për Pochettinon dhe se flirtimi mes klubit dhe atij nga Santa Fe ndodhi në dhjetor, eliminimi i PSG-së nga Champions League ka luajtur kundër tij dhe ia ka ulur kredinë.

United e di se duhet të fillojë nga e para, por nuk kanë as kohë për të humbur. Gjatë gjithë këtij sezoni, Pochettino ka ngritur dyshime për aftësinë e tij për të udhëhequr sfidën e vështirë dhe për të rikthyer në elitë një gjigant të fjetur si skuadra e Mançesterit, ndërsa Erik Ten Hag ka treguar aftësitë e tij te një Ajax modern, i cili, pavarësisht se ka rënë kundër gjasave në Champions League, edhe një herë e mahnitur me një ide unike loje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mauricio pochettino te manchester united skuadra e pochettinos trajneri mauricio pochettino mauricio pochettino te manchester united skuadra e pochettinos trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll