Sport

“Together for football”, FSHF mbështet kombëtaren e femrave të Afganistanit

14 Prill 2022, 12:27 Nga DOSJA

TIRANE Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një aktivitet me temë “Together for football” sot në Lezhë, së bashku me drejtuesit e Federatës Afgane të Futbollit dhe kombëtaren e femrave afgane të futbollit.

Të pranishëm në eventin e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shënkollit, së bashku me delegacionin afgan ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarja e KE të FSHF-së, Anila Basha, futbolllistet e kombëtares shqiptare Megi Doçi, Luçije Gjini e Esi Lufo, si edhe përfaqësues të FSHF-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse presidenti Duka shprehu gatishmërinë e FSHF-së për të mbështetur Federatën Afgane dhe ekipin e femrave në mënyrë që të ndihen sa më mirë në Shqipëri, duke u krijuar kushtet e duhura për të luajtur futboll.

“Unë do të isha më i lumtur nëse do të vizitoja vajzat dhe Federatën Afgane në Afganistan në kushte normale. Jemi këtu për të konkretizuar këtë bashkëpunim, për të nisur stërvitjen dhe për të garantuar të gjthë bazën materiale që do t’u duhet vajzve për të ushtruar sportin e tyre në Lezhë, ku janë akomoduar. Do t’i furnizojmë me bazë materiale, do t’i sigurojmë fushat për stërvitje dhe gjithçka që do të nevojitet. Por nuk është kjo më e rëndësishmja.

Ne jemi këtu për t’iu dhënë mesazhin ‘Together for football’ dhe për të thenë se nëpërmjet futbollit jemi bashkë edhe në jetën tonë dhe kjo është e bukura që na dhuron kjo lojë dhe ky është motivi për të cilin shumë vajza të tjera nga të gjitha vendet e botës duhet t’i bashkohen lojës tonë, jo vetëm për lojë, por më shumë se sa vetëm lojë. Ju premtoj që në çdo moment FSHF do të jetë e gatshme për çdo gjë që do t’ju nevojitet”, – tha presidenti Duka.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i Federatës Afgane të Futbollit, Fazil Mohammad Shahab, e falënderoi presidentin Duka dhe FSHF-në për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë, teksa u shpreh i gatshëm për të vijuar bashkëpunimin midis dy federatave.

“Shqipëria tashmë është si një shtëpi e dytë për ne. Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj dhe do t’u jemi mirënjohës gjithmonë”, – tha Shahab.

Më pas presidenti Duka dhe futbollistet e kombëtares shqiptare u dhuruan vajzave nga Afganistani bazën materiale për të siguruar mbarëvajtjen e stërvitjes së tyre. Një grup prej rreth 150 personash nga Afganistani, ku përfshihen zyrtarë të Federatës Afgane të Futbollit dhe skuadrën e futbollit të femrave, ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Ata janë shpërngulur nga vendi i tyre për arsye të situatës së vështirë atje, dhe janë evakuuar fillimisht nga Afganistani për në Katar dhe më pas në Shqipëri me ndihmën e FIFA-s. Afganët ndodhen në Shqipëri përkohësisht në statusin e të mbrojturve, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së drejtori i marrëdhënieve me publikun në fshf presidentin e fshf-së armand duka anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së drejtori i marrëdhënieve me publikun në fshf presidentin e fshf-së armand duka

Sondazh

Poll