Sport

“Goat”, sponsori i ri i PSG-së, do të paguajë më shumë se 50 mln. për 3 vjet

14 Prill 2022, 10:19 Nga DOSJA

FRANCE – Eliminimi nga Real Madridi (1-0, 1-3) në raundin e 16-të të Champions League nuk duket se e ndryshon apelin e PSG-së ndaj sponsorëve të rinj.

Siç njoftoi “Bloomberg”, kompania amerikane “Goat”, një platformë online e stilit të jetesës që ka afro 40 milionë klientë në 170 vende të botës, është regjistruar për tre vjet si partneri kryesor i skuadrës pariziene.

Marka do të shfaqet nga sezoni 2022-2023 në mëngët e bluzave të Lionel Messit dhe partnerëve të tij, duke zëvendësuar QNB (Banka Kombëtare e Katarit), e cila normalisht do të mbetet e lidhur me klubin, por në një mënyrë tjetër.

Me këtë marrëveshje, PSG përforcon imazhin e saj si një klub futbolli “shumë në modë”. Sipas informacioneve, marrëveshja me “Goat” do të sjellë pak më shumë se 50 milionë euro për PSG-në për tre vjet.

Në 2022-2023, sponsori kryesor i fanelës pariziene do të ndryshojë gjithashtu. “ALL”, programi i besnikërisë i grupit të hoteleve “Accor” do të largohet, ndërkohë që negociatat po zhvillohen me “Qatar Airways”, paçka se ende marrëveshja nuk është finalizuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti i psg-së me fanellën e psg-së presidenti i psg-së futbollisti i psg-së me fanellën e psg-së presidenti i psg-së

Sondazh

Poll