Sport

Luka Modric dhe Real Madrid, nyja e rinovimit të kontratës është paga!

14 Prill 2022, 08:56 Nga DOSJA
Luka Modric dhe Real Madrid, nyja e rinovimit të kontratës

SPANJE – Pas shkëlqimit në mbrëmjen e së martës, Luka Modric ‘pushtoi’ kopertinat e futbollit ndërkombëtar, si njeriu i asistit vendimtar në Champions League kundër Chelseas.

Megjithatë, kroati ka një çështje për të zgjidhur me drejtuesit e klubit ‘los blancos’, mesfushorit i përfundon kontrata me Real Madridin në verën e vitit 2022.

Për këtë arsye, ata që duan që kroati dhe Reali të vazhdojnë krah për krah në fushën fisnike të “Bernabeut” për të paktën edhe një sezon janë tashmë të paduruar.

Megjithatë, si nga lojtari, ashtu edhe nga klubi nuk ka asnjë nxitim dhe, ndonëse është e vërtetë që është një detyrë për t’u zgjidhur, marrëveshja reciproke e të dyja palëve për të vazhduar së bashku sjell shumë qetësi për këtë.

Nyja? Sipas “Mundo Deportivo” është gjithmonë e njëjta gjë: paga e mesfushorit kroat!

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit i mbështetësit të zjarrtë të real madridit mesfushori kroat luka modric mesfushori modriç champions league kundër real madridit i mbështetësit të zjarrtë të real madridit mesfushori kroat luka modric mesfushori modriç

Sondazh

Poll