Sport

Manifesti i Xavit: “Historia jonë e kërkon, të fitojmë duke luajtur mirë”

14 Prill 2022, 08:40 Nga DOSJA
Manifesti i Xavit: “Historia jonë e kërkon, të fitojmë

SPANJE – Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së sontme, në orën 21:00 në “Camp Nou”, kundër Eintracht Frankfurt të Europa League, trajneri katalanas Xavi Hernandez ka shpalosur filozofinë e klubit ‘blaugrana’.

Me pak fjalë, por shumë qartë, madje edhe duke thumbuar rivalët e tyre madrilènë në distance.

“Historia jonë, për dyzet vjet ka qenë kjo: të fitojmë duke luajtur mirë. Po ashtu edhe ne katalanasit, nuk e di për Madridin, pasi nuk kam jetuar atje dhe nuk e di historinë e tyre.

Kjo është Barcelona, ne kemi detyrim të fitojmë dhe të argëtohemi, historia jonë e kërkon, Madridi mbase jo. Dhe misioni ynë është të jemi në Champions League sezonin e ardhshëm: duhet të jemi të shkëlqyer në gjithçka. Barça është klubi më i vështirë në botë, më i kërkuari, pa përjashtim”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport një lajm i mirë ky për xavi hernandez trajneri ‘blaugrana’ xavi xavier hernández creus një lajm i mirë ky për xavi hernandez trajneri ‘blaugrana’ xavi xavier hernández creus

Sondazh

Poll