Sport

Barcelona, rekordmenia e pamposhtur në “Top 5” ligat më të mira në Europë

14 Prill 2022, 07:41 Nga DOSJA
Barcelona, rekordmenia e pamposhtur në “Top 5” ligat më

SPANJE – Forma e mirë e Barçës në muajt e fundit ka bërë që skuadra katalane të konsiderohet si një nga më të frikshmet në Europë aktualisht. Kjo reflektohet në rezultatet që skuadra e Xavi Hernández po arrin në La Liga.

Barcelona ka kaluar 15 ndeshje radhazi pa humbur në kampionatin spanjol dhe është skuadra me numrin më të lartë pa humbur në pesë ligat kryesore europiane, rekord që dukej i pamenduar në fillim të sezonit.

Në këto 15 duele, katalanasit kanë grumbulluar 11 fitore dhe 4 barazime, që i kanë lejuar ata të ngjiten në tabelën e La Ligës dhe t’i bëjnë presion Real Madridit që kryeson renditjen. Liverpool (12) dhe Roma (11) janë dy skuadrat e tjera në Europë që kanë bërë më shumë ndeshje pa humbur në ligat e tyre përkatëse.

Ja skuadrat me numri më të madh të ndeshjeve pa humbur në ‘Top 5’ ligat europiane:

Barcelona: 15 ndeshje

Liverpool: 12 ndeshje
Roma: 11 ndeshje

Milan: 10 ndeshje

Strasburg: 9 ndeshje

Lille: 8 ndeshje

RB Leipzig: 8 ndeshje

Bayern Munich: 7 ndeshje

Rennes: 7 ndeshje

Inter: 6 ndeshje

Nëse shikojmë kompeticionet ndërkombëtare, Barça ka kaluar 15 ndeshje radhazi pa humbje (10 në La Liga dhe 5 në Europa League) dhe ka humbur vetëm dy nga 23 ndeshjet e fundit, të cilat ishin në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit (2-3) dhe në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit kundër Athletic (3-2), të dyja në kohën shtesë.

Këtë të enjte, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League kundër Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”, skuadra e Barçës do të kërkojë t’i shtojë rezultatet e mira për të vazhduar rrugën e saj në Europë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona barcelona camp nou seriozisht nga barcelona afër kalimit te barcelona barcelona camp nou seriozisht nga barcelona

Sondazh

Poll