Sport

Klopp pas barazimit ndaj Benficas: “I kualifikuar, vetëm kaq doja”

14 Prill 2022, 05:19 Nga DOSJA
Klopp pas barazimit ndaj Benficas: “I kualifikuar, vetëm kaq

ANGLI – Jürgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, barazoi 3-3 me Benficën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, por u kualifikua për në gjysmëfinale:

“Nëse një ditë kualifikohem në një gjysmëfinale të Champions League dhe nuk jam i kënaqur, mund të më godasni. Nuk do të kishte kuptim. Bëmë shtatë ndryshime (në 11-shen fillestare) për arsye të mira. Ne patëm një pjesë të parë shumë të mirë, më pëlqyen shumë gjëra, shënuam gola, kryesuam 3-1. 

Por prapavija nuk kishte luajtur kurrë së bashku dhe bëhet fjalë për detaje dhe ndoshta ishte e vështirë, të qëndroje i fokusuar. Ne nuk e kishim aspak gjendjen shpirtërore në atë kohë, humbëm topa, ishim pak të hapur… Natyrisht nuk ishte pikërisht ajo që donim të bënim, por nuk ka rëndësi. Ne u kualifikuam, kjo është gjithçka që doja dhe ne jemi vërtet të lumtur”.

Gjermani Klopp ka folur edhe për skuadrën e Villarrealit, kundërshtarin e ardhshëm në gjysmëfinale: “Kushdo që eliminon Juven dhe më pas Bayernin, e meriton të jetë në gjysmëfinale. Ata janë shumë të mirë dhe kanë një trajner jashtëzakonisht me përvojë që është mbreti i këtyre kupave, është e mahnitshme ajo që po bën Unai Emery”. 

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër liverpoolit jurgen klopp është i bindur “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër liverpoolit jurgen klopp është i bindur

Sondazh

Poll