Sport

Nuk ia doli dot, shuhet ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Napolit

14 Prill 2022, 07:18 Nga DOSJA
Nuk ia doli dot, shuhet ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Napolit

KOLUMBI – Freddy Rincon, ish-lojtar i Napolit dhe Real Madrid nuk ia ka dalë t’i mbijetojë aksidentit të frikshëm të tri ditëve më parë duke ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Ish-futbollisti teksa udhëtonte me makinën e tij në qytetin e Cali, kur u përplas me një autobuz, ndërsa goditja rezultoi fatale për 55-vjeçarin.

Ish-kapiteni i kombëtares së Kolumbisë, iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, mirëpo trauma e marrë në kokë pati dëme të pariparueshme për Rincon, edhe pse “bluzat e bardha” luftuan deri në fund për ta shpëtuar.

Së bashku me Rincon në makinë ishin edhe katër persona të tjerë, por për fat ata së bashku edhe me shoferin e autobuzit nuk patën pasoja të rënda shëndetësore.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #realmadrid aksidenti napoli #realmadrid aksidenti napoli

Sondazh

Poll