Sport

Pep Guardiola i abonuar, gjysmëfinalja e 9-të për të në Champions League

14 Prill 2022, 06:01 Nga DOSJA

ANGLI – Katër të fundit në Champions League janë përcaktuar. Edhe çiftet gjysmëfinaliste dihen: Liverpool-Villareal dhe Manchester City-Real Madrid.

Duke eliminuar Atlético Madridin (0-0, 1-0 në ndeshjen e parë), të mërkurën në mbrëmje,  Pep Guardiola kaloi në gjysmëfinalen e nëntë të Champions League, në karrierën e tij si trajner (katër herë me Barçën, tri herë me Bayern Munich, dy herë me Manchester Cityn).

Performanca është historike dhe e bën spanjolin si trajnerin më të pranishëm në gjysmëfinale të kompeticionit premier në Europë.

Megjithatë, trajneri 51-vjeçar ka fituar vetëm dy herë trofeun e Champions League, në vitin 2009 dhe 2011 me Barcelonën. Në përpjekje për të fituar ‘graalin’, Pep Guardiola dhe futbollistët e tij kësaj here do të duhet së pari të përballojnë Real Madridin e Karim Benzemas në gjysmëfinale.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport për trajnerin pep guardiola skuadra e pep guardiolas për trajnerin pep guardiola skuadra e pep guardiolas

Sondazh

Poll