Sport

VD/ Konflikti, shikoni çfarë ka ndodhur në korridoret e “Wanda Metropolitanos”

14 Prill 2022, 05:04 Nga DOSJA
VD/ Konflikti, shikoni çfarë ka ndodhur në korridoret e

SPANJE – Fundi i ndeshjes Atletico Madrid-Manchester City, natyrisht për ekipin që do të eliminohej, nuk do të ishte “happy end”.

Por kurrësesi nuk duhej të kishte përfunduar kësisoj. Në realitet ai u shoqërua nga disa skena aspak të hijshme, të cilat u shndërruan edhe një konflikt fizik midis futbollistëve të dy ekipeve.  

I paralajmëruar gjatë largimit të Felipes me karton të kuq, malazezi Stefan Savic, në veçanti, ka vazhduar t’i sulmojë anëtarët e delegacionit të Cityt në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, sipas pamjeve të transmetuara nga ‘RMC Sport’.

Lojtarët e tjerë, duke përfshirë Sime Vrsaljko, Jack Grealish dhe Kyle Walker, duhej të kontrolloheshin nga bashkëlojtarët e tyre, në prag të goditjeve, sipas këtyre imazheve.

Madje në tunel është dashur të ndërhyjë edhe policia. Gjithsesi shikojini pamjet, të cilat tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale…

Savic and grealish getting hot

Savic Grealish Stones Foden Simeone pic.twitter.com/KUUCqIBR8O

— Joshua Fadayomi ❤ (@Joshua_Allez) April 13, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbollisti i manchester cityt kundër atlético madrid mbrojtësit të atlético madridit futbollisti i manchester cityt kundër atlético madrid mbrojtësit të atlético madridit

Sondazh

Poll