Aktualitet

SPAK rekurs në GjL: Tahiri të dënohet për trafik droge e grup kriminal

14 Prill 2022, 07:44 Nga DOSJA
SPAK rekurs në GjL: Tahiri të dënohet për trafik droge e

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon dënimin e ish ministrit Saimir Tahirit edhe për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sot, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të marrë për Tahirin që u dënua me 5 vite burg për shpërdorim detyre, dënim që iu zbrit në 3 vite e 4 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

“Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar,”- thotë ndër të tjera SPAK

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi akuzat e tjera si “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, u rrëzuan. Në vendimin e zbardhur të Apelit të GJKKO-së shkruhej se pozicioni i Tahirit si ministër i Brendshëm nuk ka ndikuar në aktivitetin kriminal pasi Habilajt funksionin si grup kriminal edhe më herët, por që rritja e tij në detyrë, nga deputet në ministër, u krijoi lehtësira.

Po ashtu, Gjykata pretendon se Tahiri ka lejuar me ndërgjegje personat që ndodhen pranë tij, për të favorizuar grupin e Habilajve. Madje ka pasur edhe telefonata me persona që ishin pranë Moisi Habilajt, e me vetë këtë të fundit, madje ka shkëmbyer edhe 226 mesazhe me të. 

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll