Aktualitet

VIDEO- Zbulohet shtëpia e barit në Krujë, punëtorët gjenden brenda, në kërkim pronari

14 Prill 2022, 07:51 Nga DOSJA
VIDEO- Zbulohet shtëpia e barit në Krujë, punëtorët

KRUJË– Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Krujë!  Mësohet se në kuadër të një operacioni të koduar “Çinari” është zbuluar një magazinë me sipërfaqe rreth 400 metër katror në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, që ishte kthyer në ‘shtëpi bari’. Brenda magazinës janë gjetur e janë vënë në pranga dhe dy punëtorët e ‘shtëpisë së barit’ të identifikuar si Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim Velidjan Broca që rezulton të jetë pronar i magazinës, si dhe Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të Brocës.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.


Brenda magazinës janë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Ambienti ishte i pajisur dhe me aspiratorë e pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shtëpi bari në Krujë, policia: Arrestohen 2 persona, në kërkim pronari

VD/ ‘Shtëpia e barit’ në Krujë, PAMJET nga magazina, cannabis sativa të kultivuara në vazo

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian hysa gjon gazulli gojart pelivani lulzim mançe shtepia e barit ne kruje velidjan broca ardian hysa gjon gazulli gojart pelivani lulzim mançe shtepia e barit ne kruje velidjan broca

Sondazh

Poll