Aktualitet

FOTOT/ Përndoqi diplomaten e BE, ky është italiani që u prangos në Tiranë

14 Prill 2022, 07:43 Nga DOSJA
FOTOT/ Përndoqi diplomaten e BE, ky është italiani që u

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Matteo Gioachin, i cili u vu në pranga në Tiranë një ditë më parë pasi akuzohet se ka përndjekur prej shumë kohësh një diplomate të Bashkimit Evropian. Gioachini është me kombësi italiane, por rezulton banor në Angli.

Ai kishte udhëtuar nga Anglia në Shqipëri vetëm për të takuar dhe krijuar një lidhje intime me zyrtaren e ambasadës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë nga diplomatja Franceska Renzi, Gioachin e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kur ka qenë diplomate edhe në disa shtete të tjera, kryesisht në vende publike si rrugë, bare apo ristorante. Nuk mungonin dhe shqetësimet përmes telefonin dhe adresës së e-mailit.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet matteo gioachin matteo gioachin

Sondazh

Poll