Aktualitet

Lojëra fati e punësim të paligjshëm në Kavajë, arrestohet i riu, procedohet pronari

14 Prill 2022, 08:23 Nga DOSJA
Lojëra fati e punësim të paligjshëm në Kavajë,

KAVAJË– Një 25-vjeçar me incialet M.D., është vënë në pranga pasi akuzohet për për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.  Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 25-vjeçari është kapur brenda një lokali në Kavajë ku ishte punësuar në mënyrë të paligjshmë dhe rezulton se merrej me lojërat e fatit. Pronari i lokalit, E. L., 31 vjeç, banues në Kavajë është proceduar penalisht për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë Kavajë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Final Game”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari. Procedohet penalisht pronari i lokalit që kishte punësuar në mënyrë të paligjshme 25-vjeçarin. Sekuestrohen dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Final Game”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. D., 25 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. 

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. L., shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasn M. D., punonjës në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të aparatit celular. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që shtetasi E. L. e kishte punësuar shtetasin M. D., në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e kavajes policia e kavajes

Sondazh

Poll