Aktualitet

Digjet ‘Jeep’ pa targa në Vlorë! U përdor në ngjarje kriminale? Dyshohet se tërhoqi…

14 Prill 2022, 05:59 Nga DOSJA
Digjet ‘Jeep’ pa targa në Vlorë! U përdor në

VLORË– Një mjet pa targa dhe i shkrumbuar është gjetur në orët e vona të mbrëmjes në Vlorë. Makina tip ‘Jeep’ u gjet nga policia në vendin e quajtur ‘Kanali i Motorrit’ në orën 01:15. Ka dyshime se makina mund të ketë tërhequr ndonjë mjet lundrues që mund të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Ky dyshim vjen edhe nga fakti se automjeti është gjetur i djegur në një zonë shumë pranë bregdetit afër vendit të quajtur “Kanali i Motorit” në “Pyllin e Sodës”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ Dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale, ky është ‘Jeep’ i shkrumbuar në Vlorë

VD/ Dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale, ky është ‘Jeep’ i shkrumbuar në Vlorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet makine e djegur ne vlore vlore makine e djegur ne vlore vlore

Sondazh

Poll