Aktualitet

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

14 Prill 2022, 07:33 Nga DOSJA
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, i shkarkuar nga shkalla e parë e vetingut. KPA, në mbledhjen e zhvilluar sot ka rrëzuar vendimin e marrë më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. 

Islamaj u shkarkua nga KPA për probleme me pasurinë në Dhjetor të vitit 2019. Ai ankimoi vendimin dhe çështja kaloi në duart e KPA-së.

Islamaj paraqiti qëndrimin e tij dhe dha shpjegime për marrjen e një apartamenti me qira nga i ati dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, gjë që u vendos sot.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatri islamaj fatri islamaj

Sondazh

Poll