VD/ ‘Shtëpia e barit’ në Krujë, PAMJET nga magazina, cannabis sativa të kultivuara në vazo
KRUJË– Këto janë pamjet nga magazina e zbuluar në Krujë, e cila kultivonte kanabis sativa. Magazina e cila ishte përshtatur për të kultivuar lëndën n...
KRUJË– Në qytetin e Krujës është zbuluar një magazinë e cila kultivonte lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit ‘Çinari’ u vunë në pranga dy punonjësit dhe punëtorët e OSHEE-së të cilët u arrestuan në flagrancë. Në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike. Policia gjeti dhe sekuestroi 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”. Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Zbulohet në Krujë, një magazinë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Janë arrestuar 2 shtetas që u kapën në flagrancë në magazinë, si dhe u shpallën në kërkim pronari i banesës dhe 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë dhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur. Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çinari”.
Ky operacion u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e magazinës me sipërfaqe rreth 400 metër katror, kanë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Gj. G., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe G. P., 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët janë kapur në ambientet e magazinës; – A. H., 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe L. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: -V. B., 38 vjeç, banues në Krujë, pronari i banesës; -D. V., 32 vjeç dhe L. V., 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër), bashkëpunëtorë me shtetasin V. B.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.
LAJMI KRYESOR: VIDEO- Zbulohet shtëpia e barit në Krujë, punëtorët gjenden brenda, në kërkim pronari
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KRUJË– Këto janë pamjet nga magazina e zbuluar në Krujë, e cila kultivonte kanabis sativa. Magazina e cila ishte përshtatur për të kultivuar lëndën n...
KRUJË– Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Krujë! Mësohet se në kuadër të një operacioni të koduar “Çinari” është zbuluar një magazinë me sipërfaqe...
TIRANË– Agjencia Kombëtare e Ushqimit këshillon të gjithë konsumatorët që të mos konsumojnë çokollatat Kinder për shkak se dyshohet se përmbaj...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, i shkarkuar nga shkalla e parë e veting...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Matteo Gioachin, i cili u vu në pranga në Tiranë një ditë më parë pasi akuzohet se ka përndjekur prej shu...
VLORË– Detaje të reja dalin nga makina e djegur gjatë natës në Vlorë që dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Ka dyshime se makina mund të ketë tërhequr ...
VLORË– Një mjet pa targa dhe i shkrumbuar është gjetur në orët e vona të mbrëmjes në Vlorë. Makina tip ‘Jeep’ u gjet nga policia në vendi...
VLORË– Këto janë pamjet që vijnë nga zona e njohur si ‘Kanali i Motorrit’ në Vlorë. Mbrëmjen e kaluar u gjet një mjet tip Jeep i shkrumbu...
Drejtuesit e universiteteve duket se nuk janë kursyer për shpërblimet që i kanë dhënë vetes apo stafeve, edhe pse një vit pandemik dhe profesorët kanë punuar kr...
Keqadministrimi i universitetit ka prodhuar diploma pa fund, pa kritere cilësore që të mund të nxirrnin specialistë të denjë për nevojat e tregut. Protesta e vi...