Aktualitet

Salmonela në çokollatat Kinder, AKU: Shmangni blerjen e tyre

14 Prill 2022, 07:20 Nga DOSJA
Salmonela në çokollatat Kinder, AKU: Shmangni blerjen e tyre

TIRANË– Agjencia Kombëtare e Ushqimit këshillon të gjithë konsumatorët që të mos konsumojnë çokollatat Kinder për shkak se dyshohet se përmbajnë salmonelë. Në njoftimin e AKU bëhet e ditur se janë proceduar me refuzim në kufi, ngarkesa e cila kishte produkte të cilat duhet të ishin hequr nga tregu. Çokollatat Kinder Schokobons, Sorpresa Maxi dhe Kinder Maxi Mix nuk duhen të konsumohen, thotë AKU.

NJOFTIMI I AKU:

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar. AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara: KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre) KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.

Pak ditë më parë, Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se grupe specifike të vezëve me çokollatë “Kinder Suprise” ishin tërhequr për arsye parandaluese pasi mund të ishin infektuar potencialisht me salmonelë. Ferrero, e cila tregton vezët e çokollatës Kinder, ka tërhequr pakot e vezëve të saj individuale 20 gram dhe ato të disponueshme në pako me tre, nga 11 korriku 2022 deri më 7 tetor 2022. Tërheqja vlen për vezët e çokollatës Kinder Surprise, sipas Ferrero, e cila thotë se po punon me Agjencinë e Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Irlandës për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme në treg.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku cokollata kinder salmonele ne vezet kinder aku cokollata kinder salmonele ne vezet kinder

Sondazh

Poll