Aktualitet

Zbulohen shpërblimet e majme për pedagogët në kohë pandemie

14 Prill 2022, 05:49 Nga DOSJA
Zbulohen shpërblimet e majme për pedagogët në kohë

Drejtuesit e universiteteve duket se nuk janë kursyer për shpërblimet që i kanë dhënë vetes apo stafeve, edhe pse një vit pandemik dhe profesorët kanë punuar kryesisht nga shtëpia.

Rekordin për shpërblime e mban Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit që ka shpërndarë plot 1.75 milionë euro për këtë zë shpenzimesh. Në kushte normale ndoshta kjo mund të dukej normale, por gjatë një viti emergjence, është e paqartë se pse janë shpërndarë këto shpërblime.

Për të kuptuar se sa pa sens janë këto shpenzime, mjafton të bëjmë një krahasim me universitetin e Tiranës që është më i madhi në vend dhe ka disa herë më shumë pedagogë. Për zërin shpërblime, Universiteti i Tiranës ka shpërndarë 192 mijë euro. Pra, afro 8 herë më pak se ai i Durrësit që ka disa herë më pak staf akademik.

Edhe Universiteti i Elbasanit është treguar dorëlëshuar kur vjen puna te shpërblimi që kanë shpërndarë për pedagogët. Plot 827 mijë euro janë shpenzuar për këtë zë gjatë vitit 2020-2021.

E njëjta situatë në Universitetin Politeknik ku është shpërndarë një shumë e majme gjatë këtij viti. Plot 357 mijë euro. Pra, thuajse dyfish krahasuar me Universitetin e Tiranës. Edhe këtu shpenzimi duket pa sens, nëse e krahasojmë me numrin e personelit./ Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet inside story per universitetet inside story per universitetet

Sondazh

Poll