Sport

Champions/Man.City e Liverpool gjysëmfinalistët e dytë, Atletico eleminohet mes nervozizmit

13 Prill 2022, 21:01 Nga DOSJA
Champions/Man.City e Liverpool gjysëmfinalistët e dytë, Atletico

EUROPË– Man.City në gjysmëfinalen e Champions League. Në 90 minutat që u zhvilluan në “Wanda Metropolitano” nuk u prodhua asnjë gol, pavarësisht rasteve të shumtë nga të dyja skuadrat. Me rezultatin 1-0 në gjysmëfinalen e parë, Man.City e mbrojti me fanatizëm rezultatin dhe vetëm priste momentin për të zënë në befasi ekipin spanjoll.

Në pjesën e dytë Atletico Madrid u bë më agresive. Simeone hodhi në fushë një skuadër më ofensive me De Paul e Correa, por edhe kjo lëvizje nuk rezultoi efikase. Në minutën e 89′ pati edhe momente tensioni kur mbrojtësi i Atletico Madrid Savic ndërhyri ndaj sulmuesit të City-t, Phill Phoden. Ndërkohë Atletico Madrid e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, kur Felipe u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave.Në gjysmëfinale, Man.City do të luajë ndaj Real Madrid.

Në sfidën tjetër në “Anfield Road”, Liverpool barazoi 3-3 me Benficën. Një rezultat që lejon skuadrën e Klopp të shkojë në gjysmëfinale, me takimin e parë përfunduar me shifrat 3-1. Konate kaloi Liverpool në epërsi në minutën e 15-të, ndërsa për portugezët barazoi Ramos në të 32’. Në pjesën e dytë Firmino do të shënonte dy herë në minutat 55′ dhe 65′. Benfica nuk hoqi dorë dhe në minutën e 73′ Yaremchuk do të shënonte për portugezët, ndërsa Nunez në të 83-tën do të barazonte shifrat.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league champions league

Sondazh

Poll