Sport

Partizani ‘tradhëtohet’ nga ai që nuk pritej… Skuka! Vllaznia në finalen e Kupës

13 Prill 2022, 18:39 Nga DOSJA
Partizani ‘tradhëtohet’ nga ai që nuk pritej…

SHKODËR– Vllaznia shkon sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë teksa mposhti pas goditjeve të 11-metërshave, Partizanin (5-4). Për të kuqtë fatal gabimi i Skukës te penalltitë, ndërsa shkodranët i realizuan të pesta goditjet e tyre. Sa i përket ndeshjes, Esat Mala shënoi shumë shpejt për Partizanin në minutën e 3′.

Ndërkaq, në të 27-tën, Vllaznia rikthen baraspeshën me Aralicën që shënon duke përfituar edhe nga një devijim i pafat i Bitrit. Mirëpo, nuk ishte i këtij mendimi arbitri Juxhin Xhaja dhe në këtë formë sfida shkoi në shtesë.

Aty shkodranët insistuan më shumë, por nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës me skuadrat që iu drejtuan goditjes së 11-metërshave. Skuka gaboi të parën me Zogovic që ndali gjuajtjen e sulmuesit, ndërsa nga ana tjetër, shkodranët nuk gabuan asnjë duke festuar në Loro Boriçi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani vllaznia partizani vllaznia

Sondazh

Poll