Sport

Qeshën kur mësuan shortin me Villarealin, drejtori sportiv ‘kryqëzohet’ nga kjo video!

13 Prill 2022, 17:35 Nga DOSJA
Qeshën kur mësuan shortin me Villarealin, drejtori sportiv

GJERMANI- Befasia e madhe e fazës çerekfinale të Champions League e ka emrin Villarreal. “Nëndetësja e Verdhë”, e drejtuar nga një trajner ekspert si Unai Emery eliminuan në mënyrë të papritur Bayernin e Munich, që nuk ia doli të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshje së parë.

Sfida e kthimit në “Allianz Arena” u mbyll barazim 1-1, rezultat që i nxjerr jashtë kompeticionit kampionët e Gjermanisë. Kampionët e Gjermanisë si duket e morën lehtë skuadrën spanjolle. Gabimin ndoshta e bëri drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic, i cili në ditën kur mori vesh kundërshtarin nga shorti i Championsit qesh.

Kur moderator i Bayern TV i thotë një short i mirë…”Le ta themi që është një short i menaxhueshëm për ne” i përgjet boshnjaku duke qeshur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich villareal bayern munich villareal

Sondazh

Poll