Sport

‘Fshiu’ Lewandowskin, mbrojtësi 36-vjeçar zgjidhet lojtari i ndeshjes; Kjo është…

13 Prill 2022, 13:22 Nga DOSJA
‘Fshiu’ Lewandowskin, mbrojtësi 36-vjeçar zgjidhet

SPANJË– Një mbrëmje historike për Villarreal që eleminoi Bayern Munich dhe shkon në gjysmëfinalen e Champions League pas 16 vitesh mungesë. Mbrëmje në të cilën protagonist i madh ishte Raul Albiol. Mbrojtësi luajti disa vite te Napoli, Getafe dhe Real Madrid, ndërsa destinacioni i fundit është Villareal ku luan prej tre sezonesh.

Jo keq për një lojtar që po shkon drejt fundit të karrierës së tij dhe ka një shans për të luajtur një gjysmëfinale të Champions League. Në moshën 36-vjeçare, Albiol i hoqi kënaqësinë Robert Leëandoëskit, i cili konsiderohet nga shumë si numri 9 më i mirë në botë. Aq sa në fund të ndeshjes UEFA e vlerësoi ish-mbrojtësin e Napolit si lojtarin e ndeshjes.

“Është një ëndërr, eliminimi i një ekipi si Bayern ishte një gjë e vështirë për ne. Ne jemi një klub i vogël që nuk mund të blejmë lojtarë të nivelit të lartë. E gjithë kjo është punë ekipore. Arritja në gjysmëfinale të Champions League është një moment historik. Vitin e kaluar fituam Europa League, sot jemi në gjysmëfinale është shumë për ne. Unë njeriu i ndeshjes? Kjo është hera e parë që fitoj një trofe individual. Në moshën 36 vjeçare dhe në një stadium të bukur si ky, është bukur: do të jetë e vështirë të flejë.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich raul albiol villareal bayern munich raul albiol villareal

Sondazh

Poll