Sport

Bodo-Roma/ Ulërima dhe grushta mes Knutsen-Nuno Santos! Publikohen pamjet e kaosit

13 Prill 2022, 13:39 Nga DOSJA
Bodo-Roma/ Ulërima dhe grushta mes Knutsen-Nuno Santos! Publikohen pamjet e

NORVEGJI- Çfarë ndodhi në të vërtetë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes së Conference Leage mes Bodo Glimt dhe Romës? UEFA e ka mbyllur përkohësisht ‘luftën’ duke vendosur skualifikimin provizor të trajnerit norvegjez Kjetil Knutsen dhe trajnerit të portierëve të Romës, Nuno Santos, duke ia ngarkuar përgjegjësinë të dyve.

Mënyra për të kuptuar se çfarë ndodhi në tunelin e dhomave të zhveshjes pas Bodo Glimt-Roma është ende e ngatërruar me versionet e ofruara nga protagonistët që janë krejtësisht në kontrast me njëri-tjetrin. Megjithatë gazeta britanike The Independent ka shpërndarë një video.

Knutsen pretendon se Santos tentoi ta mbyste, duke u vënë duart në fyt; ndërsa trajneri i portierëve raportoi për një grusht në fytyrë nga trajneri kundërshtar. UEFA po shikon të gjitha videot dhe po punon për një vendim përfundimtar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bodo/glimt roma bodo/glimt roma

Sondazh

Poll