Sport

Tjetër flirt? Wanda Nara e tërbuar; China Suarez nuk i ndahet Icardit, zbulohet mesazhi

13 Prill 2022, 13:57 Nga DOSJA
Tjetër flirt? Wanda Nara e tërbuar; China Suarez nuk i ndahet Icardit,

ARGJENTINË– Zhvillime të reja sa i përket lidhjes Wanda-Icardi. Sipas asaj që raportoi gazetarja Yanina Latorre në programin argjentinas LAM, China Suarez ka kontaktuar sërish Mauro Icardin.

Aktorja dhe këngëtarja ka përfituar nga pushimet e fundit të ëandës në Argjentinë për t’u rilidhur me futbollistin e Paris Saint-Germain. Duket se China i ka kërkuar Mauritos që të takohen sërish pasi ai do të kthehet në Europë në fund të prillit.

Mesazhi, siç thotë Latorre është zbuluar menjëherë nga Nara, e cila është tërbuar nga ky veprim. Në studion e televizionit doli gjithashtu se China Suarez është sërish beqare pas një lidhje me biznesmenin spanjoll Armando Mena Navareno.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport icardi psg wanda nara icardi psg wanda nara

Sondazh

Poll