Sport

Milan arrin marrëveshjen me sulmuesin e Liverpool, ndërlikohet pista Sanchez-Asensio

13 Prill 2022, 12:34 Nga DOSJA
Milan arrin marrëveshjen me sulmuesin e Liverpool, ndërlikohet pista

ITALI- Divock Origi është në fakt një lojtar i Milanit. Sulmuesi i Liverpool do të transferohet në merkaton e verës me parametra zero. Sulmuesi i Liverpool do të firmosë një kontratë për tre vjet me 3.5 milionë euro në sezon. Përforcimi i dytë për Piolin pas Adlit. Shumë pranë marrëveshjes është edhe me Botman, mbrojtësi që aktivizohet me Lille.

Më i ndërlikuar është transferimi i Sanches, i cili kërkon 6 milionë euro në sezon dhe klubi kuqezi e konsideron të tepërt këtë kërkesë. Orët e fundit është përfolur për Asension, Maldini dhe Massara e pëlqejnë shumë, por që do të donte shtatë milionë në vit , një shifër shumë më e lartë se kufiri maksimal i vendosur nga kuqezinjtë (edhe pse në orët e fundit është folur për një ofertë prej 5 milionë plus 2 bonuse dhe 25 + 5 për Realin). Për Milanin, në çdo rast, pothuajse me siguri do të jetë një verë shumë e nxehtë në merkato.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan origi milan origi

Sondazh

Poll